Komuna e Mitrovicës me buxhet prej mbi 20 milionë euro për vitin 2021

Komuna e Mitrovicës me buxhet prej mbi 20 milionë euro për vitin 2021

Kuvendi Komunal i Mitrovicës ka miratuar draft-buxhetin e vitit 2021 për këtë komunë i cili parasheh buxhet prej më shumë se 20 milionë euro për këtë vit.

Përmes një njoftimi për media, nga komuna kanë bërë të ditur se buxheti do të jetë 20 milionë e 725 mijë e 819 euro.

“Mbi shtatë milionë euro do të jetë grandi i përgjithshëm, mbi tetë milionë euro grandi specifik për arsim, mbi dy milionë euro grandi specifik për shëndetësi dhe mbi dy milionë euro të hyrat vetanake.

Ky buxhet do të shfrytëzohet drejt dhe në përputhje me kërkesat e qytetarëve”, thuhet në njoftimin e Komunës së Mitrovicës./Insajderi.com