PËRFITOJNË BIZNSET

Komuna e Prishtinës themelon fondin e granteve për bizneset e vogla dhe të mesme

Asambleja Komunale e Prishtinës ka aprovuar kërkesën për krijimin e një fondi ku do përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme. Vlera e këtij fondi arrin në 5 milionë euro.

Komuna e Prishtinës themelon fondin e granteve për bizneset e vogla dhe të mesme

Kryetari i Prishtnës, Shpend Ahmeti, në llogarinë e tij në Facebook ka bërë të ditur se sot nga Asambleja komunale e Prishtinës është aprovuar kërkesa për krijimin e një fondi në vlerë prej 5 milionë eurove, njofton Insajderi.

Nga ky fond për grante do të përfitojnë bizneset e vogla dhe të mesme. Aplikimi do të bëhen në mënyrë online ku bizneset do ti dëshmojnë humbjet e tyre gjatë kohës së pandemisë, është shprehur Shpend Ahmeti. /Insajderi.com