Futbollisti francez Geoffrey Kondogbia do të luajë me Atletico Madridin. Mediat spanjolle raportojnë se madrilenët kuqeblu kanë pranuar të sjellin për 20 milionë euro mesfushorin e Valencias në “Wanda Metropolitano”, njofton Insajderi.
Mesfushori 27 vjeçar, kështu zë vendin e ganezit Thomas Partey, i cili ka firmosur së fundmi me Arsenalin në Angli.
Pas shitjes së Partey te “Topçinjtë”, Atletico Madrid pati afat deri me pesë nëntor për të siguruar një tjetër futbollist. Në këtë mënyrë, për shkak të karakteristikave të ngjashme Atletico Madrid e ka patur të lehtë të gjejë pasuesin e Thomas Partey.
Kondogbia vlerësohet për rikuperimin e topave në mesfushë, goditjet e sakta nga jashtë zone dhe lojën e fortë.
Ai do të kryejë nesër testet mjekësore dhe më pas do të prezantohet në ambientet e klubit spanjoll. /Insajderi.com