Menaxheri i përfaqësueses së Kosovës, Bajram Shala, ka konfirmuar se dy lojtarët e rinj që do të afrohen tek Kosova për ndeshjet ndaj Kroacisë dhe Ukrainës janë Arbër Zeneli dhe portieri boshnjak Adis Nurkoviç.
Ai ka deklaruar se Arbër Zeneli dhe portieri Adis Nurkovic pritet të marrin lejen nga FIFA, dhe shpejtë do t’i bashkohen përfaqësueses.
“Arbër Zeneli dhe Adis Nurkovic pritet që gjatë kësaj jave të marrin lejen e FIFA’s dhe do të jenë të gatshëm për ndeshjen kundër Kroacisë”, tha menaxheri i përfaqësueses, Bajram Shala.
Ndeshja e Kosovës me Kroacinë zhvillohet më 6 tetor, në “Loro Boriqi”, ndërsa tre ditë më vonë “Dardanët” do të takohen me Ukrainën – ndeshje që do zhvillohet në Krakow të Polonisë, për arsye politike. /Insajderi.com