Konfirmohet data e lansimit të telefonave të ri nga Google

Konfirmohet data e lansimit të telefonave të ri nga Google

Jemi shumë afër ngjarjes së ardhshme të lansimit nga Google, Google I/O.

Thashethemet përmendin mundësinë e marrjes së një Google Pixel 4a të ri dhe ndoshta më shumë pajisje me lidhje 5G.

Sido që të jetë, Sundar Pichai tashmë ka vërtetuar datat për këtë ngjarje të ardhshme.

Në një postim të ri në Twitter, Sundar Pichai, Drejtori i Përgjithshëm i Google, ka njoftuar se Google I / O këtë vit do të mbahet në Amfiteatrin Shoreline në Mountain View.

Ngjarja do të zhvillohet nga 12 maj deri në 14 maj.

Ngjarja e vitit të kaluar prezantoi Google Pixel 3a dhe Pixel 3a XL, kështu që ne presim njoftimin e serisë së re të Google Pixel 4a dhe versionin beta të sistemin operativ, Android 11.