
Liverpool dhe Wolves janë pajtuar për futbollistin portugez Diego Jota, njofton Insajderi.
Bosi i Wolves, Nuno Santo, ka konfirmuar se Jota do të kalojë në Liverpool për 49 milionë euro, shkruan BBC.
“Mendoj se marrëveshja është e mirë për të gjithë. Diego është vërtetë i lumtur dhe është normale, sepse lojtarët duan eksperienca të reja”, ka thënë Nuno.
Kjo blerje e Liverpool vjen pas asaj prej rreth 22 milionë eurosh të Thiago Alcantaras nga Bayern Munich./Insajderi.com