Astrit Thaqi është emri i radhës i cili i ka dhënë fund aventurës te Feronikeli, shkruan Insajderi.
Mbrojtësit i skadon kontrata me klubin nga Drenasi, andaj nga e enjtja ai do të jetë lojtar i lirë.
Lajmin për largimin nga klubi e ka bërë të ditur vetë lojtari.
“Përmes këtij postimi, duka të iu njoftoj se ky mund të jetë viti im i fundit ne fanelen e Feronikelit, sot përfundon kontrata ime, nga sot jam lojtar i lirë. Respekte A.TH”, ka shkruar Thaqi në rrjete sociale.
Thaqi është pjesë e Feronikelit tash e tetë vite, ku u transferua nga Ramiz Sadiku./insajderi.com