
Sot në Nyon, në selinë e UEFA-s është hedhur shorti për kualifikueset e Kampionatit Evropian 2021 për kombëtaret U-17.
Dardanët në këtë “Qualifying Round” do të jenë pjesë e grupit 6, së bashku me Portugalinë, Republikën e Çekisë dhe Malin e Zi.
Në këtë raund kualifikues janë 13 grupe me nga 4 kombëtare të cilat do t’i luajnë ndeshjet e tyre ndërmjet muajit tetor dhe nëntor 2020.
Dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër skuadrat e treta më të mira në të gjitha kualifikueset, ku 26 skuadrat e para dhe të dyta së bashku me 4 më të mirat e 13 grupeve do t’i bashkohen Holandës dhe Spanjës në Elite Round në pranverën e vitit 2021.
15 skuadrat më të mira do t’i bashkohen Qipros për turneun final që zhvillohet në vendin ishullor.
Shqipëria ndërkaq, është në grup me Italinë, Rumaninë dhe Slloveninë.