Konfirmohet infektimi i një burri në Kinë me variantin e ri të gripit të shpezëve

Konfirmohet infektimi i një burri në Kinë me variantin e ri të gripit të shpezëve

Komisioni kinez për shëndetësi ka njoftuar se një burrë 41-vjeç nga provinca lindore Dangu në Kinë, është infektuar me variantin e ri të gripit të shpezëve i njohur si H10N3, trasmeton Insajderi.

Banori i qytetit Dendiang është hospitalizuar më 28 prill, pasi që kishte temperaturë të lartë dhe disa simptoma tjera, shkruan ‘BBC’.

Një muaj më vonë, më 28 maj, është konfirmuar se vuan nga gripi i shpezëve, por se nuk i dinë detajet se si ky burrë është infektuar me këtë virus.

“H10N3 është variant më pak i rrezikshëm, kështu rreziku i epidemisë është shumë i ulët. Në Kinë janë raportuar disa variante të gripit të shpezëve, por nganjëherë ndodh që numri i të sëmurëve të rritet siç ishte rastit gjatë viteve 2016-2017”, shkruan kjo media.

Megjithatë nga gripi H7N9 në Kinë, kishin humbur jetën 300 persona dhe mijëra tjerë ishin infektuar./Insajderi.com