Konfirmohet mbështetja e këtij tifo-grupi për Kombëtaren e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut [Foto]

Konfirmohet mbështetja e këtij tifo-grupi për Kombëtaren e Kosovës kundër Maqedonisë së Veriut [Foto]

Kanë mbetur edhe dy muaj për takimin në mes të Maqedonisë së Veriut dhe Kombëtares së Kosovës.

Gjysmëfinalja në mes të Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut do të zhvillohet në Shkup, në Toše Proeski dhe fitorja në këtë ndeshje do të thotë kalim në finale të fazës play-off për kualifikim në Euro 2020, ku çifti do të përballet me çiftin Gjeorgji-Bjellorusi.

E për këtë takim tifo grupi Dardanët kanë marrë një mbështetje të madhe sonte.

Edhe pse nga Maqedonia, tifo-grupi më i zjarrtë në këtë shtet, Ballistët nga Tetova kanë vendosur që të jenë në krah të Kosovës në këtë ndeshje.

Lajmin e ka bërë të ditur faqja e Dardanëve në Facebook.

“Tifo-grupi nga Tetova – Ballistët, i bashkohen Dardanëve për ndeshjën gjysëm-finale kundër maqedonëve. Shqiptarët do pushtojnë rrugët e Shkupit, të enjtën e 26 marsit. Kosova në EURO2020!”, shkruan në këtë njoftim.