Prishtina dhe Llapi veç kanë filluar përgatitjet për ndeshjet e tyre në garat evropiane, shkruan Insajderi.
Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi ka njoftuar se do të zhvilloj ndeshje miqësore me kampionët e Superligës, Prishtinën.
Ndeshja do të zhvillohet më 12 qershor në ora 17:30 në stadiumit e qytetit në Gjakovë.
Ky duel do të jetë testi më i mirë për të parë rezultatin e përgatitjeve për ndeshjet ndërkombëtare të të dy skuadrave./insajderi.com