Irlandezi McGregor ka pranuar zyrtarisht ofertën që të ndeshet me Dustin Poirier në fillim të vitit të ardhshëm.
Fillimisht, McGregor i kishte ofruar Poirier-it një ndeshje për bamirësi, duke deklaruar për publikun se ai do t’i paguante edhe biletën e fluturimit për në Irlandë vetëm që ndeshja të zhvillohej.
Por, vetëm dy javë më vonë, presidenti i UFC, Dana White njoftoi se ai i kishte ofruar një ndeshje zyrtare të dy luftëtarëve. Dhe duket se më në fund stafi i McGregor e ka pranuar ofertën, raporton Insajderi.
Porier u përgjigj menjëherë për ofertën e White, duke postuar në rrjetin social Twitter: “Unë pranoj.” Dy javë më vonë, McGregor u përgjigj gjithashtu dhe caktoi datën e luftimit, duke postuar: “Unë pranoj, 23 Janar është data.” Irlandezi u prononcua edhe për vendin se ku ai dëshiron që ndeshja të ndodhë.
“Qëllimi im është që ndeshja të zhvillohet në stadiumin Cowboy. Unë jam gati për Texas-in dhe Texas është gati për fansat e mi.”- u shpreh McGregor.
Ndeshja e parë e tyre ishte në vitin 2014, dhe fitues ishte irlandezi McGregor me një nokaut që në rundin e parë./Insajderi.com.