Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, po qëndron në Bruksel, ku gjatë ditës së sotme do të jetë pjesë e samitit të madh të Shteteve të Bashkuar të Amerikës dhe Bashkimit Evropian, trasmeton Insajderi.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der leyen dhe Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel do të mirëpresin Biden të martën për të diskutuar një larmi çështjesh të pazgjidhura midis dy partnerëve të Atlantikut.
Takimi i nivelit të lartë vjen vetëm disa ditë pas G7, ku Biden, von der Leyen dhe Michel u takuan personalisht për herë të parë dhe Samitin e NATO-s.
Gjatë këtij, Samiti temë e diskutimit pritet të jetë edhe Ballkani Perëndimor në mesin e rimëkëmbjes ekonomike dhe ndryshimeve klimatike.
Kështu u konfirmua sot edhe nga Shtëpia e Bardhë nëpërmjet një njoftimi.
“Ndërtoni një botë më të fortë, më demokratike dhe paqësore: Udhëheqësit do të angazhohen për të mbështetur demokracinë, për të mbështetur transparencën, për të luftuar korrupsionin, për t’i dhënë fund punës së detyruar dhe për të mbrojtur të drejtat e njeriut për të gjithë njerëzit. Shtetet e Bashkuara do të punojnë me BE-në në prioritetet e përbashkëta të politikës së jashtme, duke përfshirë Bjellorusinë, Kinën, Mesdheun Lindor, Etiopinë, Iranin, Rusinë, Venezuelën dhe Ballkanin Perëndimor. Ata do të fillojnë dialogut SHBA-BE mbi Rusinë, mbi çështjet kibernetike dhe migrimin”, thuhet në njoftimin e publikuar nga Shtëpia e Bardhë./Insajderi.com