Konfirmohet, Taulant Xhaka do të operohet në gju

Konfirmohet, Taulant Xhaka do të operohet në gju

Mesfushori shqiptar i Baselit, Taulant Xhaka, do të operohet në ligamentin e gjurit, njofton Insajderi..

Lajmi është konfimuar nga klubi i tij Baseli në faqen zyrtare nëpërmjet një njoftimi.

“Të dëshirojmë shërim të shpejtë, Tauli!”, ka shkruar FC Baseli në llogarinë zyrtare në “Twitter”.

29-vjeçari pritet të humbas pjesën e mbetur të edicionit 2020/2021.

Taulant Xhaka është lënduar në gusht gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës kundër Shakhtar Donetskut.

Gjatë kontrollimeve mjekësore u vërtetu se ai ka dëmtuar ligamentet e gjurit të djathtë./Insajderi.com