
Barcelona përfundimisht ka arritur marrëveshje për transferimin e Paulinhos
Kapiteni i Guangzhou Evergrande, Zheng Zhi e ka konfirmuar se Paulinho është transferuar në Barcelonë.
Ai tha se ky nuk është vetëm një nder për Paulinhon, por për gjithë ligën kineze.
“Transferimi i tij në Barcelonë, nuk është nder vetëm për Paulinhon, por për të gjitha klubet kineze. Ne i dëshirojmë sukses atij në Spanjë”, tha Zheng Zhi pas ndeshjes me Henan Jianye.
Lajmi është konfirmuar edhe nga trajneri Felipe Scolari, i cili tha se i dëshiron Paulinhos shumë suksese në Barcelonë.
Barcelona për Paulinhon do të paguajë 40 milionë euro, aq sa ishte edhe klauzola e tij.