Konfirmon Guardiola: Eric Garcia do të firmosë me Barcelonën

Konfirmon Guardiola: Eric Garcia do të firmosë me Barcelonën

Eric Garcia do të jetë blerja e parë e Barcelonës në afatin kalimtar të verës. Tashmë ka mbetur vetëm konfirmimi i rikthimit të qendërmbrojtësit të Manchester Cityt pas katër vitesh në “Camp Nou”, njofton Insajderi.

Pavarësisht nga diferencat ekonomike gjatë bisedimeve, me sa duket, këto probleme janë sheshuar dhe tani palët kanë gjetur marrëveshjen.

Jemi shumë pranë firmës dhe duke qenë se spanjolli është në skadencë kontrate në “Etihad”, marrëveshja do të bëhet zyrtare sapo të arrihet. 20-vjeçari pritet të firmosë një kontratë pesë vjeçare me Barçën. Edhe trajneri i Cityt, Pep Guardiola, konfirmoi se talenti i tij po i drejtohet Barcelonës: “Mendoj se Eric do të firmosë me Barcelonën”, tha tekniku katalanas. /Insajderi.com