Përshkallëzohet konflikti Armenin – Azerbajxhan për rajonin separatist të Nagorno – Karabakut, transmeton Insajderi.
Sipas Ministrisë armene të Mbrojtjes, ushtria armene ka rrëzuar dy helikopterë të ushtrisë së Azerbajxhanit.
Zëdhënësi i ministrisë Shushan Stepanyan gjithashtu tha se forcat armene goditën tre tanke azerbajxhanase, raporton euronews.
Në këto luftime, kanë mbetur te vrarë 16 ushtarë, ndërsa janë plagosur rreth 100 të tjerë.
Pala armene tha se luftimet të dielën filluan me një sulm nga Azerbajxhani, mirëpo Azerbajxhani tha se pala armene sulmoi e para dhe se Azerbajxhani filloi një kundërsulm.
Kryeministri armen Nikol Pashinyan tha se: “agresioni ishte para-planifikuar dhe përbën provokim në shkallë të gjerë kundër paqes dhe sigurisë rajonale”.
Në anën tjetër, në lidhje me konfliktin, ka reaguar edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel duke thënë: “aksionet ushtarake duhet të ndalen, si një çështje urgjente, për të parandaluar një përshkallëzim të mëtejshëm të konfliktit”. /Insajderi.com