Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno – Karabakh-un kalon edhe në internet

Konflikti mes Armenisë dhe Azerbajxhanit për Nagorno – Karabakh-un kalon edhe në internet

Armenia dhe Azerbajxhani po bëjnë një luftë tjetër mes vete për territorin e Nagorno – Karabakhut, atë  në internet. Rivalët po përdorin llogaritë zyrtare të mediave sociale për të rritur retorikën dhe për të mohuar pretendimet e sulmeve, transmeton Insajderi.

Aspektet muzikore, historike dhe vizuale të videos supozohet të krijojnë ndjeshmëri dhe pikëllim.

Violonçelisti armen Sevak Avanesyan u filmua duke luajtur në katedralen e Shenjtë të Shpëtimtarit të mbuluar me mbeturina në qytetin Shushi në Nagorno – Karabakh, një rajon i shkëputur në Azerbajxhan i dominuar nga armenët etnikë që nga fillimi i viteve 1990, raporton Al Jazzera.

Katedralja u granatua në 8 tetor, sipas zyrtarëve armenë, nga dy sulme të forcave të Azerbajxhanit që ishin pjesë e ofensivës së tyre për të rimarrë rajonin që filloi në fund të shtatorit.

Rifillimi i konfliktit dekada të vjetër shkaktoi një luftë të plotë të informacionit që – të dy palët pretendojnë – pasqyron, shtrembëron, dhe ekzagjerojnë armiqësitë në terren.

Pjesa e violonçelit, me titull “Lejleku”, u shkrua nga kompozitori më i famshëm dhe tragjik i Armenisë, Komitas, i cili pësoi një krizë nervore pasi mbijetoi vrasjet masive të armenëve në Turqinë Osmane dhe vdiq në një institucion mendor në Paris.

Videoja muzikore u postua në 12 tetor në llogarinë zyrtare të Armenisë në Twitter dhe mesazhi ishte i qartë – bombardimet e katedrales nga Azerbajxhani, një komb turqishtfolës prej 10 milionësh, aleati më i afërt i të cilit është Ankaraja, ishte pjesë e një armiqësie shekullore të turqve ndaj armenëve. /Insajderi.com