Kongresi amerikan miraton rezolutën për gjenocidin në Armeni

Kongresi amerikan miraton rezolutën për gjenocidin në Armeni

Senati amerikan ka miratuar në mënyrë unanime dokumentin përmes së cilit i konsideron si gjenocid vrasjet e 1.5 milion armenëve gjatë udhëheqësisë së Perandorisë Osmane.

Kryeministri i Armenisë, Nikol Pashinian e ka konsideruar këtë hap si “fitore për drejtësinë dhe të vërtetën”.

“Ne sapo kemi miratuar rezolutën për gjenocidin në Armeni”, ka thënë senatori demokrat, Bob Menendez.

Ky miratim në Senat vjen pasi disa tentimeve paraprake për ta miratuar këtë dokument, por të cilat janë bllokuar nga disa senatorë republikanë.

Disa pjesëtarë të Kongresit kanë thënë se Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron që ky legjislacion të vazhdojë përpara, teksa është duke negociuar me Ankaranë për çështje të ndjeshme, siç është ofensiva e Turqisë kundër kurdëve në veri të Sirisë, si dhe për blerjen e sistemeve raketore ruse, S-400 nga ana e Turqisë.

Gjatë Luftës së Parë Botërore otomanët kanë dëbuar më shumë se 1.5 milionë armenë të minoritetit katolik nga Perandoria me shumicë myslimane.

Shumë historianë dhe disa kombe i konsiderojnë këto vrasje si gjenocid.

Turqia në anën tjetër mohon se ka ndodhur gjenocid, duke insistuar se armenët kanë vdekur si rezultat i Luftës së Parë Botërore.