
231 vota ligjvënës amerikanë kanë votuar për shpallje fajtor të presidentit amerikan, Donald Trump, për kaosin e shkaktuar në Capitol Hill.
Në mesin e tyre ishin edhe 10 republikanë të cilët votuan kundër presidentit nga partia e tyre, raporton CNN.
Nga Senati procedura do të vazhdojë në Dhomën e Sipërme të Kongresit.
Aty vendoset përfundimisht për shkarkimin e Trump-it.
Sipas Kushtetutës amerikane dy të tretat e senatorëve janë të nevojshëm për të dënuar dhe larguar presidentin. /Insajderi.com