Kongresistja me shami i kundër përgjigjet Trumpit: Je më i keqi e më i korruptuari president që kemi pasur

Kongresistja me shami i kundër përgjigjet Trumpit: Je më i keqi e më i korruptuari president që kemi pasur

Kongresistja e Partisë Demokratike në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ilhan Omar, ka reaguar ndaj deklaratave të presidentit Donald Trump. Ajo në një shkrim në llogarinë e saj në  Twitter, shkroi se i vetmi vend të cilit i betohet është SHBA-ja.

“Z. President. Si anëtare e kongresit, i vetmi vend ndaj të cilit betohemi është SHBA-ja” shkroi ajo, shkruan Gazeta Express.

E kjo erdhi si një reagim ndaj komenteve të presidentit Donald Trump, i cili para disa ditësh kishte deklaruar se ajo duhet të shkojë andej nga ka ardhur.

Këto akuza, Trump nuk i bëri vetëm për Omar por edhe ndaj kongresistes me origjinë amerikano-latine Alexandria Ocasio-Cortez.

Ai shkroi se ato vinë nga vendet të cilat janë “katastrofale dhe më të korruptuara” … “le të shkojnë andej nga kanë ardhur”.

Omar gjithashtu shkroi se ajo ka dhënë betim për ta luftuar presidentin më të korruptuar në historinë e SHBA-së.

“Kjo është arsyeja pse ne luftojmë që ta mbrojmë (SHBA-në) nga më i keqi, më i korruptuari president që ne kemi pasur” shkroi ajo në Twitter.