
Pas lëndimit të portierit gjerman, Bernd Leno, Arsenali është paraqitur me portierin Emiliano Martinez dhe ky i fundit ka treguar paraqitje shumë të mira për Arsenal.
“Ai [Leno] ka më shumë ndeshje profesionale se unë̈, por në cilësi unë jam i barabartë ose më i mirë se ai” kishte thënë Martinez pak muaj më pare dhe duket se ai ishte duke e pritur një moment të tillë, për të treguar se çfarë është në gjendje të bëjë, transmeton Insajderi.
Emiliano Martinez ka përqindjen më të lartë të pritjeve (81%) se çdo portier tjetër në Premier League këtë sezon, për aq ndeshje sa ka luajtur./Insajderi.com