Konsumon birrë e cigare, gruaja që mund të jetë presidente e Egjiptit

Konsumon birrë e cigare, gruaja që mund të jetë presidente e Egjiptit

Është interesante të shohësh sesi kohërat ndryshojnë, edhe për vende konservatore si Egjipti. Mona Prince, është një nga kandidatet që synon të marrë postin presidencial në vendin verior të Afrikës.

Mona në një intervistë për ‘’The Guardian” është shprehur se kërkon që të thyejë imazhin që në vend ekziston për presidentin, si një njeri pa mëkate dhe i ngjashëm me zotin.

Ajo është një mësuese anglishte që gjatë intervistës nuk i thotë jo as konsumimit të disa birrave dhe thithjes së cigares.

“Unë jam një qenie njerëzore – dhe presidenti është një qenie njerëzore!”, thotë ajo teksa qesh duke ja justifikuar vetes edhe dëshirën për alkoolin.

Megjithatë, në një vend ku presidenti aktual Abdel Fatah al-Sisi fitoi zgjedhjet e fundit me 96% të votave, kandidatët e ardhshëm nuk kanë shumë shpresa. Vetë ata e pranojnë se platformë e tyre është një alternativë kundër politikës diktatoriale të Egjiptit. Qëkur Abdel erdhi në pushtet në vitin 2013 dhe pastaj fitoi zgjedhjet në 2014, ai e konsideron veten si personifikim i sigurisë së Egjiptit dhe prosperitetit potencial.

Megjithë besimin e ulët se gara presidenciale e vitit 2018 do jetë e rregullt, një numër i vogël i kandidatëve kanë marrë guximin për të treguar e për të bindur popullin egjiptian se ndryshimi është i mundur.

“Njerëzit ndjejnë se kanë nevojë për ndryshime..fundja pse jo? Ne kemi provuar prototipin – një president që duket dhe flet të njëjtat gjëra. Ndoshta erdhi koha të provojnë një grua në krye?”, thotë ajo.

Sfida kryesore për cilindo kandidat do jetë aprovimi që do ti bëjnë mbështetësit e tyre, një akt që kërkon një peticion prej së paku 30.000 nënshkrimesh dhe miratimin nga 15 guvernatorë. Prince pretendon se 110.300 ndjekës të Facebook në faqen e saj në median sociale, do bëjë të mundur arritjen e numrit të nevojshëm të nënshkrimeve e më pas hyrjen në garë.

Ajo tregon se ka marrë shumë mesazhe nga mbështetës në gjithë Egjiptin, duke përfshirë edhe vajzat adoleshentë të frymëzuara nga profili i saj publik. Megjithatë disa nga miqtë e saj thonë se ajo është e bukur e mirë, por që të drejtojë një shtet si Egjipti? Jo…

Megjithatë Prince ka shpallur sfidën e saj dhe po planifikon të fillojë fushatën pas disa muajsh. “Disa njerëz më quajnë të çmendur, por ne kemi nevojë për pak mallkim në jetën tonë”, thotë ajo. “Kemi nevojë për këtë aluzion të çmendurisë ndaj një presidenti. Dikush i guximshëm si unë është njeriu i duhur “.