Në kohën kur e gjithë bota po merret me COVID-29 mbetet një kontinent i tërë që nuk e ka asnjë të prekur nga ky virus.
Antarktika është kontinenti që nuk ka asnjë të prekur me Coronavirus, kjo për faktin që ky është një kontinent i ngrirë dhe shumë pak i papopulluar. Diku 1000 deri në 5000 persona jetojnë në këtë copë gjigante akulli, varësisht nga sezoni, njofton Insajderi.
Prandaj edhe Instituti Kërkimor për Antarktiken nga Zelanda e Re ka njoftuar se do t’i shtyjë shumicën e projekteve të veta kërkimore për sezonin e ardhshëm në mënyrë që ta mbajë këtë kontinent pa COVID-19.
Agjencia shtetërore e Zelandës i ka treguar BBC-së se po shtynë 23 nga 36 projekte hulumtuese sa kishte në plan.
Do të vazhdohet vetëm me projektet që është esenciale të vazhdohen dhe operacionet afatgjata që veç ndodheshin në Antarktikë para se të shfaqej virusi.
“COVID-19 ka përfshirë planetin, vetëm një vend ka mbetur i paprekur dhe ne jemi të fokusuar ta mbajmë ashtu”, thuhet në njoftimin e agjencisë “Antarctica New Zealand”./Insajderi.com