Koreja e Jugut regjistron rekord të personave të infektuar me COVID-19

Koreja e Jugut regjistron rekord të personave të infektuar me COVID-19

Koreja e Jugut sot raportoi mbi 1.200 raste të reja me koronavirus (COVID-19), infeksionet më të larta ditore të raportuara që nga shpërthimi i pandemisë, tha Ministria e Shëndetësisë së këtij vendi, transmeton Insajderi.

Sipas Agjencisë së kontrollit dhe parandalimit të sëmundjeve të Koresë së Jugut, me 1.241 raste të reja dhe 17 vdekje tjera në 24 orët e fundit, numri e rasteve arriti në 54.770 ndërsa numri i viktimave në 773. Deri më tani 38.048 persona janë shëruar nga sëmundja, raporton Anadolu Agency (AA).

Rastet ditore të vendit mbetën midis 800 deri në 1.078 gjatë javës së fundit.

Të hënën e kaluar, qeveria ashpërsoi kufizimet e saj të koronavirusit në kryeqytetin Seul dhe zonat e saj përreth dhe ndaloi tubimet e pesë ose më shumë personave për të ndaluar përhapjen e virusit.

Kryeqyteti Seul, provinca Gyeonggi fqinje dhe Incheon janë tashmë nën nivelin 2.5, kufizimet e dyta më të larta të koronavirusit, ku tubimet e 50 ose më shumë personave janë të ndaluara.

Më herët, kryeministri Chung Sye-kyun u bëri thirrje autoriteteve shëndetësore dhe qeverive lokale të përgjigjen “në mënyrë rigoroze” ndaj shkeljeve të rregullave të distancës fizike. /Insajderi.com