Koreja e Veriut hedh disa raketa me rreze të shkurtër

Koreja e Veriut hedh disa raketa me rreze të shkurtër

Koreja e Veriut ka hedhur disa raketa nga bregu i saj lindor, tha ushtria e Koresë së Jugut.

Sipas saj, raketat e hedhura sot pranë qytetit Uonsan, duket se janë me rreze të shkurtër veprimi.

Ato kanë fluturuar rreth 200 kilometra përpara se të binin në ujë.

Testet e vazhdueshme të Koresë së Veriut me raketa balistike – edhe pse jo të gjitha të suksesshme – kanë shkaktuar alarm ndërkombëtar.

Ekspertët druajnë se Phenjani po avancon drejt qëllimit final, për të hedhur raketa me koka bërthamore.

Raketat e hedhura sot, megjithatë, nuk i shkelin rezolutat e Këshillit të Sigurimit të OKB-së kundër Koresë së Veriut, pasi rezolutat e tilla ndalojnë vetëm raketat balistike, tha agjencia jugkoreane e lajmeve Yonhap.