Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të

Koreja e Veriut kërcënon SHBA-të

Koreja e Veriut është gati t’i japë Shteteve të Bashkuara një “mësim të rëndë” me armën e saj bërthamore nëse SHBA-ja merr masa ushtarake kundër saj, tha në një deklaratë shteti diktatorial i Koresë së Veriut.

Në një transkript të një deklarate të Ministrit të Jashtëm të Koresë së Veriut, Ri Yong-ho, Pheniani dënoi sanksionet të reja të vendosura nga Kombet e Bashkuara dhe i quajti ato të “fabrikuara” dhe paralajmëroi se do të marrin masa të forta, raporton Reuters.

Kryediplomati i Koresë së Veriut tha se testet e raketave balistike ndërkontinentale në korrik ishin një mjet legjitim për vetëmbrojtje. /Insajderi.com