Lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un deklaroi se vendi i tij është i përkushtuar ndaj procesit të denuklearizimit.
Por ai tha vendi mund të ndryshojë kurs nëse SHBA vazhdon me sanksionet.
Kim Jong-un i bëri komentet gjatë fjalimit për Vitin e Ri.
Ky fjalim ka mbetur si trashëgimi komuniste.
BBC raporton se Koreja e Veriut duket se po pret vitin 2019 që SHBA të reagojë.
Viti 2018 shënoi arritje të mëdha në konfliktin mes Koreve, kurse Kim Jong-un u takua me presidentin amerikan, Donald Trump