Koreja e Veriut lëshon një raketë drejt Japonisë

Koreja e Veriut lëshon një raketë drejt Japonisë

Për kundër kërcënimeve të nga SHBA-të, Japonia dhe aleatët e tjerë, Koreja e Veriut ka lëshuar një reketë drejtë Debitit të Japonisë, duke përshkallëzuar edhe më shumë tensionet në këtë pjesë të Azisë.

Lajmin e kanë bërë të ditur autoritetet japoneze dhe ato të Koresë së Jugut, sipas të cilave koreano-veriorët kanë lëshuar në predhë të paidentifikuar në mëngjesin e sotëm, në ora 5:57 sipas kohës lokale.

“Koreja e Jugut dhe SHBA-të po analizojnë së bashku detajet”, tha shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Koresë së Jugut.

Me shqetësim të madhe e ka marrë këtë edhe Qeveria e Japonisë, që ka porositur banorët që jetojnë në veri të vendit që të jenë të përgatitur për më të keqen, pasi veprimi i Koresë së Veriut paraqet “kërcënim serioz dhe të rëndë të sigurisë në Japoni”.

Kryeministri Shinzo Abe Tokio tha se qeveria do të marrë “hapa të plotë” për të garantuar sigurinë e popullit japonez.

Zjarri i sotëm vjen disa ditë pasi Pheniani nisi tre raketa me rreze të shkurtër, në atë që shihej si një provokim minimal pas fillimit të ushtrimeve të përbashkëta ushtarake të Koresë së Jugut dhe SHBA-ve.

Pheniani zhvilloi muajin e kaluar dy testet e para të suksesshme të një rakete balistike ndërkontinentale (ICBM).