Korea e Veriut ka njoftuar se nuk do të marrë pjesë në Lojërat Olimpike të Tokios gjatë këtij viti, me arsyetimin se vendimi është marrë për të mbrojtur atletët e saj nga COVID-19, transmeton Insajderi.
Ky vendim i jep fund mundësisë që Korea e Jugut të përdorë Lojërat për t’u angazhuar me Veriun mes bisedimeve të bllokuara ndërkufitare.
Në vitin 2018, të dyja palët hynë në një ekip të përbashkët në Lojërat Olimpike Dimërore që çuan në një seri të samiteve historike.
Koreja e Veriut me këtë vendim bëhet vendi i parë i madh që anashkalon Lojërat e vonuara të vitit 2020 për shkak të pandemisë, të cilat do të fillojnë më 23 korrik.
Kjo do të jetë hera e parë që Koreja e Veriut humb një Olimpiadë Verore që nga viti 1988, kur ajo bojkotoi lojërat e Seulit gjatë Luftës së Ftohtë. /Insajderi.com