Koreja Veriore: Së shpejti vjen dhurata e Krishtlindjes për amerikanët

Shtete e Bashkuara të Amerikës me vëmendje po e përcjellin Korenë Veriore dhe shenjat e lëshimit të mundshëm të raketës apo të provës nukleare në ditët e ardhshme, gjë që Pheniani e ka paralajmëruar si “befasi për Krishtlindje”.

Koreja Veriore: Së shpejti vjen dhurata e Krishtlindjes për amerikanët

Një lëshim apo testim i rëndësishëm i raketës në Korenë Veriore do të shënonte përfundimin e moratoriumit të Koresë Veriore dhe do t’i ngritë tensionet në rajon.

Gjithashtu do të paraqet edhe një goditje të madhe për një prej iniciativave më të rëndësishme të politikës së jashtme të administratës së Donlad Trumpit, gjegjësisht përpjekjes që Koreja Veriore t’i kthehet negociatave në mënyrë që ta eliminojnë armatimin e tyre nukleare, transmeton AP.

Në fillim të dhjetorit zyrtarët koreanoveriorë kanë paralajmëruar një “dhuratë të mundshëm për Krishtlindje” duke pretenduar se po i përfundon koha administratës së Trumpit për shpëtim të negociatave nukleare dhe se varet nga Uashingtoni se çfarë “dhurate të Krishtlindjes” dëshiron të merr nga Pheniani.

Ministri i mbrojtjes së SHBA Mark Esper më herët këtë javë ka thënë se Uashingtoni e ka dëgjuar këtë tregim për testimin e mundshëm rreth Krishtlindjes, e për këtë ka paralajmëruar edhe emisari special Stephen Bigan./Insajderi.com.