Koronavirusi, ky është inkurajimi i Ismet Munishit për sportistët [Video]

Koronavirusi, ky është inkurajimi i Ismet Munishit për sportistët [Video]

Ismet Munishi përmes një videoje dërguar Insportit ka dhënë një mesazh inkurajimi, në kohët e jashtëzakonshme në të cilat po kalon sporti dhe futbolli, si pasojë e pandemisë së koronavirusit.

Federata e Futbollit e Kosovës javën e kaluar ka pezulluar ndeshjet e futbollit në afat të pacaktuar, transmeton Insporti

Ky vendim u mor të premten në bazë të vendimit të Qeverisë së Kosovës, duke u pezulluar kështu Superliga e Kosovës dhe të gjitha kategoritë e tjera.

Ashtu si futbollistët e tjerë në Evropë, të izoluar në karantinë janë edhe futbollistët në Kosovë.

Ismet Munishi, trajneri i liderit të Superligës, Ballkanit, përmes një videoje të dërguar në Insporti ka përcjellë një mesazh për sportistët, dhe jo vetëm.

“Sportistët i inkurajoj që të punojnë dhe të vazhdojnë të punojnë sepse duhet në të gjitha kushtet dhe në të gjitha situatat të jenë të përgatitur fizikisht”, ka thënë Munishi, në videon ku bën thirrje për disciplinë.

Ndërkaq, të gjithë qytetarët ai i ka inkurajuar që të luftojnë këtë virus dhe të ketë atmosferë të mirë në familjet e tyre.

Për më shumë, ndiqeni videon. /Insporti.com/