Koronavirusi në shifra: Sot mbi 2.135.410 të infektuar në mbarë botën, 141.127 viktima

Koronavirusi në shifra: Sot mbi 2.135.410 të infektuar në mbarë botën, 141.127 viktima

Më shumë se 2 135 410 raste infektimi dhe 141 127 të vdekur  u regjistruan sot në 193 vende dhe territore të botës, që nga fillimi i epidemisë.

Ndër këto raste, të paktën 465 700 sot konsiderohen të shëruar.

Që nga vlerësimi i bërë një ditë më parë në orën 17:00, janë regjistruar  9 490 vdekje të reja dhe 101 787raste infektimi në mbarë botën.

Vendet që kanë njoftuar më shumë raste të reja vdekjeje në 24-orëshin e fundit janë SHBA me 4 505, vdekje, Britania e Madhe me 861 dhe Franca me 753.

Kina (përjashtuar territoret e Hong Kongut dhe Makaos) regjistroi gjithsej 82 341 raste, përfshirë 3 342 vdekje dhe 77 892 të shëruar. 46  raste infektimi u njoftuan midis të mërkurës dhe të enjtes .

Në numër rastesh, SHBA është vendi më i prekur, me 648 788 raste infektimi të regjistruara zyrtarisht, duke përfshirë 31 590 vdekje dhe 53 489 të shërime.

Pas SHBA-së, vendet më të prekura janë Italia me 22 170 vdekje për 168 941 raste, Spanja me 19 130 vdekje për 182 816 raste, Franca me 17 920 vdekje për 165 027 raste dhe Britania e Madhe me 13 729 të vdekur për 103 093 raste.

Europa – 1 082 930 raste (92 941 viktima).

SHBA dhe Kanadaja – 678 698 raste (32 803 viktima).

Azia – 153 340 raste (5 391 viktima).

Lindja e Mesme – 113 977 raste (5 260 viktima).

Amerika Latine dhe Karaibet – 80 706 raste (3 702 viktima).

Afrika – 18 033 raste (951 viktima).

Oqeania – 7 730 raste (79 viktima).