Koronavirusi- sërish rritet numri i vdekjeve brenda ditës në Spanjë

Koronavirusi- sërish rritet numri i vdekjeve brenda ditës në Spanjë

Numri i përditshëm i vdekjeve nga koronavirusi në Spanjë është rritur për 619 ditën e diel nga një minimum prej gati tre javësh – 510 sa ishin regjistruar ditën e shtunë.

Nga Ministria e Shëndetësisë bën me dije se kjo shifër thyen një trend treditorë të rënies së numrit të vekjeve brenda një dite në këtë vend.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga Covid-19 në Spanjë u ngjit në 16.972 nga 16.353.

Rastet e përgjithshme u rritën në 166.019 nga 161.852.

Ndërkohë Shtetet e Bashkuara kanë kapërcyer Italinë si vendin me numrin më të madh të vdekjeve nga koronavirusi, duke regjistruar 20.071 vdekje, sipas të dhënave të publikuara nga Universiteti Johns Hopkins.

Në nivel global, më shumë se 108.000 njerëz vdiqën nga koronavirusi i ri dhe infeksionet e konfirmuara arritën në 1.7 milionë.