Kosnett takon Kurtin, diskutojnë për tema ekonomike

Kosnett takon Kurtin, diskutojnë për tema ekonomike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett ka takuar të enjten liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ku kanë diskutuar për përparësitë e përbashkëta SHBA-Kosovë, përcjell Insajderi.

Diskutimin e sotëm Kosnett dhe Kurti e kanë përqendruar në investimet e energjisë dhe diversifikimin.

Kështu ka bërë të ditur Kosnett përmes një postimi në Tëitter, ku ka theksuar se mbesin të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme.

“Mbetemi të përkushtuar për të ndihmuar qeverinë e ardhshme të ketë suksese dhe të sigurojë vendin e saj si një partner i barabartë në Evropë dhe brenda bashkësisë ndërkombëtare”, ka shkruar Kosnett.

“Diskutimi i sotëm u përqendrua në investimet e energjisë dhe diversifikimin, duke përfshirë opsione të qëndrueshme dhe të rinovueshme që do të sillnin rritjen e ardhshme ekonomike të Kosovës”, ka shtuar ambasadori amerikan./Insajderi.com