Kosova aktivizoi portierin boshnjak, shpërthen Dallku: Turp i Zotit!

Kosova aktivizoi portierin boshnjak, shpërthen Dallku: Turp i Zotit!

Ish-mbrojtësi i kombëtares shqiptare, Armend Dallku, ka reaguar ashpër pas aktivizimit të portierit Adis Nurkoviç në ndeshjen e sotme Kosovë-Turqi, e luajtur në Shkodër dhe e përfunduar me rezultatin 1-4.

Boshnjaku i natyralizuar si kosovar u aktivizua në minutën e 52-të në vend të kapitenit Samir Ujkani i cili nuk mundi të vazhdonte më tej për shkak dëmtimi.

Nurkovic

“A s’ka portierë shqiptarë, vetëm Nurkoviçi mbeti për të mbrojtur? Turp i Zotit”, ka shkruar Dallku në një status në profilin e tij në Facebook. /Insajderi.com