
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll në kategorinë e femrave ka arritur edhe fitoren e dytë, kësaj radhe ndaj Luksemburgut në kuadër të parakualifikimeve për EURO 2022, njofton Insajderi
“Dardanet” arritën t’i mposhtin mysafiret me rezultat të ngushtë 33-27.
Ndeshja u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Ndeshjen e radhës përfaqësuesja kosovare e zhvillon kundër Portugalisë të shtunën./insajderi.com