
Kosova ka arritur të fitojë me rezultat të thellë në ndeshjen Miqësore përballë San Marinos, transmeton Insajderi.
Ndeshja u karakterizua me dominim total të “Dardanëve”, të cilët thuajse asnjëherë nuk e ndalën sulmin.
Vedat Muriqi hyri në histori të kombëtares kosovare, duke u bërë lojtari i parë që shënon katër gola brenda një ndeshje.
Golin e vetëm për mysafirë e shënoi David Tomassi, pesë minuta pa përfunduar takimi.
Takimin e radhës Kosova e zhvillon me 4 qershor përball Maltës./insajderi.com