fbpx

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për qeverisje të mirë financiare

Kosova dhe Gjermania nënshkruajnë marrëveshjen për qeverisje të mirë financiare

Qeveria e Kosovës dhe Qeveria e Republikës Federale e Gjermanisë kanë nënshkruar marrëveshjen implementuese për Fazën e IV të Projektit për Qeverisjen e Mirë Financiare..

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Financave, Bedri Hamza, dhe ambasadori i Republikës Federale të Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt..

Ministri i Financave, Bedri Hamza tha se shteti gjerman po vazhdon që të ndihmoj zhvillimin ekonomik të Kosovës, dhe ngritjen e kapaciteteve të institucioneve të Kosovës.

Hamza tha se sot kanë nënshkruar marrëveshjen për fazën e katërt për qeverisje të mirë, kostoja e të cilës është 2 milionë euro.

Sipas tij fazat e më hershme të kësaj marrëveshje kanë pasur impakt pozitiv në rritjen e transparencës dhe llogaridhënies në Kosovës.

“Mbi të gjitha kjo tregon se investimi në ngritjen e kapaciteteve humane, institucionale të qeverisjes së mirë, sidomos të qeverisjes së mirë të financave publike, llogaridhënies dhe transparencës janë investimet më të mira. Ka shumë të arritura në këtë fushë …Lansimi i portalit të transparencës është si diçka që ne si Kosovë mund të krenohemi kemi arritur që të fitojmë çmime prestigjioze, nuk e kanë vendet e rajonit….03;19 Nëse shikojmë të hyrat është rreth 10 për qind se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, nuk ka norma të reja tatimore, nuk ka tatime të reja dhe kjo është si rezultat i ngritjes së performancës të këtij institucioni dhe zvogëlimit të informalitetit dhe rritjes së besimit të taksapaguesve”, tha Hamza.

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Christian Heldt ka ofruar mbështetjen e Gjermanisë për integrimin e Kosovës drejt Bashkimit Evropian.

Ai tha se portali i transparencës rrit llogaridhënien e ekzekutivit dhe i përmirëson vendimet e parlamentit për buxhetin.

“Tani po shikojmë drejt një fazë tjetër të projektit e cila do të sjell më shumë instrumente edhe për Qeverinë por edhe për parlamentin ne mezi presim të shohim se si po punohet për shkak të efikasitetit…09;40 Faza e ardhshme e projektit do të sjell instrumente të reja dhe unë personalisht pres me padurim të shoh si realizohet ideja e themelimit të një njësie për analizën e buxhetit në parlament që mendoj që është shumë me rëndësi”, tha Heldt.

Heldt ka kërkuar që të luftoni ekonominë informale pasi kjo sipas tij i dëmton rrugëtimin e Kosovës drejt BE-së.

“Do të vazhdojmë të punojmë tutje me ATK në ndërtimin e mëtejmë të besimit të tatimpaguesve, duhet që ta sjellim këtë pjesën jo formale të ekonomisë në nivel më të ulët, sepse çdo grimcë e sektorit jo formal shkon në dëm të sektorit formal, njerëzit që nuk i paguajnë taksat e dëmtojnë vendin dhe përpjekjet e tij në rrugëtimin drejt Bashkimit Evropian”, u shpreh ai.

Të pranishëm në nënshkrimin e marrëveshjes ishte drejtori i GIZ-së për Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut David Oberhuber dhe Udhëheqësja e Projektit të GIZ-së Qeverisja e Mirë Financiare Kadri  Jõgiste.