Kosova dhe Greqia ndajnë pikët në Athinë

Kosova dhe Greqia ndajnë pikët në Athinë

Në kuadër të gjiros së katërt në grupet e Ligës së Kombeve, Kosova ka barazuar pa gola në Athinë përball Greqisë, njofton Insajderi.

Rastin më të mirë në takim, vendasit e kishin në pjesën e parë, ku Bakasekas humbi një penallti, që ishte diskutabile, ku u mbrojt nga Muriç. Me këtë rezultat mbaroi pjesa e parë.

Pjesa e dytë filloi dukshëm më mirë për “Dardanët”, ku humbën disa raste shënimi, Kastrati kishte një rast të mirë, por goditi direkt në portierin grek.

Më vonë, një rast tjetër të mirë për Kosovën kishte Paqarada, ku goditja e tij kaloi portierin, por nga vija e portës arriti ta largonte mbrojtësi grek.

Ndërsa, në kohën shtesë, një tjetër rast të mirë kishte lojtari më i rrezikshëm i Kosovës në këtë takim, Lirim Kastrati, nga një kundërsulm i shpejt, vazhdoi drejt portës greke, por një reagim në çastet e fundit nga mbrojtësit grek, arritën që topin ta nxjerrin në vijën anësore.

Pas këtij takimi, pas katër ndeshje, Kosova ka dy pikë dhe gjendet në pozitën e tretë në grup, ndërsa Greqia ka tetë pikë dhe ndodhet e dyta.

Në ndeshjen tjetër të grupit, Sllovenia ka mposhtur me rezultat të thellë 0:4 si mysafire Moldavinë, ku pas kësaj fitoreje, sllovenët janë të parët në grup me 10 pikë.

Në ndeshjen e radhës, Kosova e luan kundër Sllovenisë në Lubjanë me 15 nëntor nga ora 20:45. /Insajderi.com