Pritjet e qeverisë janë se Kosova do ketë rënie ekonomike prej tre për qind. Kjo për shkak të pandemisë dhe impaktit që ka pasur në Kosovë.

Në këtë vit që po kalon qeveria e Kosovës pret rënie ekonomike rreth tre për qind.
Kështu ka thënë Ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, në mbledhjen e sotme të qeverisë ku edhe është votuar rishikimi i buxhetit për këtë vit, njofton Insajderi.
Bajrami, derisa paraqiti rishikimin e buxhetit, tha se nuk kanë larguar asnjë projekt fillestar.
Ajo potencoi se alokimet për këto projekte janë zvogëluar për të mundësuar kursimin, dhe se kursimet e identifikuara do të kthehen në proceset e ardhshme buxhetore që, siç u shpreh ministrja, mjetet nuk do të humbin./Insajderi.com