
Në “Tokyo 2020”, Kosova do të përfaqësohet me pesë xhudistë.
Këtë e konfirmoi trajneri i Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Ai iu uroi fat përfaqësueseve në xhudo që arritën normën olimpike.
Së fundi këtë normë e arriti edhe Akil Gjakova.
Pos Akilit, aty në Tokyo do të jenë Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakova e Loriana Kuka.
“Dhashtë Zoti fat për këta heronjtë e lirisë në Lojëra Olimpike”, ka shkruar Kuka. /Insajderi.com