Kosova e Shqipëria sonte zhvillojnë kualifikueset e radhës për Botëror

Kosova e Shqipëria sonte zhvillojnë kualifikueset e radhës për Botëror

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll, sonte në Antalia luan sfidën e radhës kundër Turqisë, e vlefshme për kualifikueset për Kupën e Botës “Rusi 2018”.

Ekspedita e Kosovës ka disa ditë që është grumbulluar në Antalia, duke mbajtur tri seanca para kësaj sfidën me skuadrën turke.

Kosova në këtë ndeshje vjen pas barazimit me Finlandën (1-1), disfatën kundër Kroacisë (6-0) dhe Ukrainës (3-0).

Turqia llogaritet favorite në duel me përfaqësuesen tonë, por atmosfera në kampin e Kosovës është e mirë dhe optimist për një rezultat pozitiv, edhe pse në letër duket mision shumë i vështirë për shkak të cilësisë që i dallojnë këto dy skuadra, madje, turqit në përballje me Kosovën e kanë trenin e fundit për të mbetur akoma në garë për të siguruar kualifikimin në Botërorin e ardhshëm që këtë do të mbahet në Rusi.

Ndeshja mes Turqisë dhe Kosovës nis në orën 18:00.

Në anën tjetër, Shqipëria në orën 20:45 në Elbasan ndeshet me Izraelin. Lojtarët shqiptarë janë shprehur optimist para ndeshjes.

Në letër, Shqipëria është një skuadër më e mirë se Izraeli dhe me të drejtë pritet një fitore.

Në letër, Shqipëria është një skuadër më e mirë se Izraeli dhe me të drejtë pritet një fitore, edhe pse në kampin kuqezi janë kujdesur që të mos bëjnë shumë premtime.

Ekipi izraelit është pritur nën masa të rrepta të sigurisë.