Kosova gjatë ditës së hënë ka mësuar kundërshtarët e vet për ndeshjet kualifikuese për Kupën e Botës “Qatar 2022”, ku “dardanët’ bëjnë pjesë në grupin B së bashku me Suedinë, Spanjën, Greqinë dhe Gjeorgjinë, njofton Insajderi.
Ndeshjen e parë, Përfaqësuesja e Kosovës e zhvillon me 28 mars në “Fadil Vokrri” ndaj skandinavëve të Suedisë, ndërsa pas tre ditës udhëton në Gadishullin Iberik për t’u përballur me Spanjën.
Në anën tjetër, Spanja udhëton në Kosovë me tetë shtator, për t’u përballur me ekipin e Challandes. /Insajderi.com
28 mars 2021 / KOSOVË – Suedi
31 mars 2021/ Spanjë – KOSOVË
02 shtator 2021 / Gjeorgji – KOSOVË
05 shtator 2021 / KOSOVË – Greqi
08 shtator 2021 / KOSOVË – Spanjë
09 tetor 2021 / Suedi – KOSOVË
12 tetor 2021 / KOSOVË – Gjeorgji
14 nëntor 2021 / Greqi – KOSOVË