
Përfaqësuesja e Kosovës në komkurrencën e femrave në hendboll ka arritur fitore bindëse ndaj Qipros në kuadër të parakualifikimeve për EURO 2022, transmeton Insajderi.
“Dardanet” e nisën me fitore turneun e parakualifikimeve në ndeshjen e cila u zhvillua në Pallatin e Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Hendbollistet fituan me rezultat 30:21 përball Qipros.
Të premten Përfaqësuesja e Kosovës do të zhvillojë ndeshjen tjetër kualifikese përball Luksenburgut.
Pastaj të nesermen do të përballet me Portugalinë.
Të gjitha ndeshjet do të zhvillohen në Prishtinë./insajderi.com