
Përfaqësuesja e Kosovës në hendboll ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror të vendeve në zhvillim që u mbajt në Bullgari.
Për fitimin e kësaj medalje, Kosova mposhti sot Qipron në përballjen për vendin e tretë me rezultat 32:25.
Kosova kishte përfunduar e treta edh në edicionin e parë të kësaj gare të IHF-së, që ishte zhvilluar në Kosovë para dy vjetësh.
Kosova me këtë rast si një nga tri vendet e para në këtë kampionat ka siguruar kualifikimin për fazën kryesore eliminatore për “Euro 2020”. /Insajderi.com