
Kosova të premten përfundon ciklin e ndeshjeve miqësore përballë Gambisë, shkruan Insajderi.
Selektori, Bernard Challandes ka vendosur të startoj me shumicën e futbollistëve të cilët luajnë në Evropë.
Në portë do të debutojë për herë të parë me fanellën e Kosovës, Betim Halimi.
Formacioni zyrtar i përzgjedhur nga Bernard Challanes:
Halimi, Thaqi, Domgjoni, Hajrullahi, Bajselmani, Loshaj, Zejnullahu, Balaj, Rrudhani, Topalli dhe Daku.
Ndeshja do të zhvillohet me fillim nga ora 19:00 në Antalia të Turqisë.