Kosova garon për herë të parë në Kampionatin Botëror në Esports

Kosova garon për herë të parë në Kampionatin Botëror në Esports

Kosova për herë të parë do të marrë pjesë në një garë ndërkombëtare, përkatësisht në Kampionatin Botëror në Esports, që do të organizohet në Izrael, transmeton Insajderi.com.

Nënkryetari i Federatës Esports Kosova, Besnik Thaçi tha se ka dy vite që janë pranuar dhe janë duke u përgatitur maksimalisht.

“Si Federatë është hapur që dy vite, kur është pranuar nga Ministria e Administratës Publike, pastaj kemi themeluar edhe klube të tjera, për me ju bashkëngjitë, me këtë klube kemi punuar për t’i bërë lojtarët më të mirë”, tha Thaçi, raporton Klan Kosova.

“Kosova veç se ka pasë lojtarë shumë të mirë në këto gara, neve veç se na u ka dashtë me punu më shumë për t’u antarësuar në Esports e Botës”, shtoi ai.

Tutje, Thaqi tha se kanë marrë ftesë menjëherë pasi janë pranuar.

“Na kanë thirr menjëherë për Kampionat Botëror për me u bashkëngjitë këtë vit, ku do të marrin pjesë 110 shtete”.

“Kosova do të garon veç me CSGO dhe Dota 2, nuk kemi pasë shumë kohë, për shkak se jemi anëtarësuar më 12 qershor, ndërsa më 15 qershor ka mbaruar aplikimi, kemi pasë vetëm tri ditë”.

“Loja edhe në CSGO dhe Dota2 është 5 me 5, nuk kemi marrë lojtarë të tjerë për shkak të shpenzimeve”.

Ndryshe Thaqi tha se do të anëtarësohen edhe në garat evropiane, që pritet të fillojnë aplikimet nga janari 2022. /Insajderi.com