Kosova i mbyll grupet me fitore, mposht Moldavinë

Kosova i mbyll grupet me fitore, mposht Moldavinë

Kosova ka mposhtur Moldavinë me rezultat minimal 1:0, me golin e vetëm të shënuar nga Lirimi Kastrati në minutën 31’ të ndeshjes, njofton Insajderi.

Ndeshja ishte e vlefshme për grupin e tretë në divizionin C të Ligës së Kombeve.

Kjo ishte fitorja e vetme në vitin 2020, më shumë se një vit kishte pa fitore, ndërsa pas 10 ndeshjeve ka arritur te fitorja Kosova.

Kështu, Kosova i mbyll grupet në Ligën e Kombeve në pozitën e tretë në grup, me pesë pikë, një fitore, dy barazime dhe tre humbje. /Insajderi.com