“Kosova ka talentë, ka të ardhme të mire”

“Kosova ka talentë, ka të ardhme të mire”

Trajneri i Greqisë, John van’t Schip, ka vlerësuar se Greqia ka fituar me meritë sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” ndaj Kosovës, përkundër statistikave të ndeshjes si dhe përkundër mungesave të shumta të vendasve.

“Nuk ishte ndeshje e lehtë. Goli i parë na ndihmoi dhe menduam se do të kemi më shumë hapësirë, por nuk na lejuan sepse patëm presion nga lojtarët e Kosovës”, deklaroi Schip, transmeton Insajderi.

“Patëm lojë të mirë në pjesën e dytë. Kishim mundësi ta shënonim edhe golin e tretë, por gjërat na u vështirësuan. Megjithatë ne fituam dhe mendoj se e merituam këtë fitore të vështirë”.

“Nuk e njoh shumë mirë Kosovën dhe nuk e di se çka ndodhë brenda tyre. Kam parë lojtar të mirë dhe në të ardhmen mund të bëhen lojtar të mirë, por për ne e rëndësishme ishte ta fitojmë ndeshjen”, shtoi ai./Insajderi.com.